KAS hap sot 24 kuti në qarkun e Beratit/ Replika mes avokatit të LSI dhe përfaqësuesit të PS: Ku e gjeni ju sigurinë që raporti i mbylljes qenka futur në valixhe dhe…

May 17, 2021 | 10:41
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS), po zhvillon sot një mbledhje ku po hapen 24 kuti të materialeve zgjedhore të qarkut të Beratit.

KAS po hap kutitë për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

Ndërkaq nuk kanë munguar debatet mes avokatit të LSI-së dhe përfaqësuesit ligjor të PS Eridian Salianji lidhur me raportin e mbylljes, i cili në disa qendra votimi nuk është futur në kutinë e duhur, por në valixhen e pajisjes PEI.

Avokati i LSi-së thotë se këto raste ngrenë dyshime mbi përllogaritjen e numrit të votuesve, ndërsa shton se nuk ka siguri që nuk është hapur valixhja e pajisjes PEI.

LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarkun Berat e për rrjedhojë rinumërimin e kutive.

DEBATE

Avokati i LSI: Nuk kemi të bëjmë me lapsus. Kush paska votuar në këto qendra votimi? Si e kanë llogaritur numëruesit numrin e votuesve kur nuk kanë pasur procesverbal?

Eridian Salianji: Numrin e zgjedhësve, numëruesit e nxjerrin nga procesverbali i mbylljes së votimit. Kur mbyllet kutia e votimit shënohet numri i zgjedhësve. Thjesht për të bërë check-imin duhet ky i PEI-t. Edhe sikur të mos jenë këto dyja ka material të bollshëm zgjedhor për tu hetuar.

Avokati i LSI: Udhëzuesi normon pjesën e procedimit të pajisjeve PEI. Z. Salinji ku e gjeni sigurinë që thoni që ky procesverbal i mbylljes së PEI-it, i cili është në valixhen e PEI-t, nuk është futur aty më përpara?! Përpara se ti jepet KQV-së, sekretarit dhe kryetarit për të bërë evidencat përkatëse? Ku e gjeni ju sigurinë që qenka futur në valixhe edhe nuk qenka hapur më?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura