Kartoni i kuq i Bitrit, ja çfarë thotë rregullorja e arbitrimit

| 10:18
SHPËRNDAJE

Episodi i minutës së 14’ në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ka sjellë polemika të shumta. Torasa del i vetëm brenda zonës me Hoxhën dhe pasi ndien dorën e zgjatur të Bitrit, rrëzohet. Arbitri jep penallti dhe e ndëshkon Bitrin me karton të kuq. bandicam 2020-02-28 19-19-46-337

Pikërisht ndëshkimi me karton të kuq ka sjellë shumë reagime, por vendimi sipas rregullores së arbitrimit është i drejtë. Mbrojtësi i Partizanit nuk është i interesuar për topin, duke i hequr mundësinë e golit Torasës.

Ja çfarë thotë rregullorja e arbitrimit për këtë rast:

Mohimi i një goli apo një mundësie të qartë të shënimit të golit.

Kur një lojtar i mohon skuadrës kundërshtare një gol ose një mundësi të pastër shënimi duke prekur topin me dorë, lojtari do të përjashtohet pavarësisht ku ndodh shkelja.

Kur një lojtar bën shkelje kundër një kundërshtari brenda zonës së tij të penalltisë, e cila i mohon kundërshtarit një mundësi të qartë të shënimit të golit dhe arbitri akordon një goditje nga penalltia, lojtari fajtor ndëshkohet (KV) në qoftë se shkelja/faulli ishte një përpjekje për topin: në të gjitha rrethanat e tjera (p.sh. mbajtja, tërheqja, shtyrja, nuk ka mundësi për të luajtur topin etj.) lojtari fajtor duhet të përjashtohet.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.