Karnavale me baltë, një traditë e çditshme në qytetin Parati

Feb 26, 2017 | 12:59
SHPËRNDAJE

Me rastin e festimit të Karnaveleve qindra persona janë dyndur në një qytete bregdetarë brazilian. Personat kanë shkuar dhe janë mbuluar të tërë me baltë. Të veshur me kostume banje, shumë njerëz “pushtuan” të shtunën Paratin dhe u hodhën në pellgje plot baltë. Ky ritual njihet me emrin “Bloco da Lama”, që në shqip përkthehet “Festa e Baltës”.

1488103480_balta4
Kjo festë ka lindur në vitin 1986, kur disa adoleshentë të zonës, të cilët po ecnin në pyll, u lyen me baltë për të mbajtur larg mushkonjat. Njerëzit lyheshin me baltë dhe ecnin nëpër qytet, por kjo praktikë u ndalua pas ankesave të pronarëve të dyqaneve, të cilët mërziteshin kur muret bëheshin pis me baltën që është e vështirë për tu hequr.

Tashmë, ata që festojnë qëndrojnë vetëm në plazh, duke u baltosur e duke dëgjuar muzikë.

Parati është një qytet i vogël brazilian, mes Rio de Zhaneiros dhe Sao Paulos.

1488103461_balta3 1488103452_balta2 1488103444_balta1 1488103325balta-lajmi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura