Kapet trafikanti, merrte 3 mijë euro për të çuar azilkërkues në vendet e “Shengenit”

May 24, 2016 | 10:50
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar, i cili akuzohet se ka futur në mënyrë të paligjshme në zonën “Shengen” mbi 100 shqiptarë të cilëve u ishte ndaluar hyrja.

Policia-Kruje-1240x620Pas një hetimi 3-mujor, Policia dhe prokuroria e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, i kanë dhënë fund operacionit ” Schengen “ ku kanë bërë të mundur ndalimin e Halil Bafti, 50 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Bafti gjatë kësaj periudhe, ka mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të rreth 100 shtetasve, me probleme në zonën Schengen, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës në drejtim të Gjermanisë,  me qëllim fitimin e statusit të azilkërkuesit, kundrejt shumës 500 – 3 000 €.

Në ngarkim të Baftit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka nxjerrë urdhër ndalimi për kosumim të veprës penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura