Kapet tjetër kontenier me banane i mbushur me drogë në Kolumbi, ja destinacioni

Mar 10, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

Mbi 1.6 ton kokainë është sekuestruar në portin e Santa Marta në bregun e Karaibeve-bën të ditur Sektori i Antidrogës.

Autoritetet policore kolumbiane deklaruan se lënda narkotike e sekuestruar u gjet në një konteiner me banane.

coc (1)

“Droga u gjet brenda në kontenier. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtëkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re,” raportoi policia.

Tech2, raporton se lënda narkotike e sekuestruar në portin e Santa Marta kishte destinacion Belgjikën. Vlera e kokainës në tregun evropian do të arrinte në gati 89 mln dollarë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura