Kapet peshkaqeni tigër në Durrës, peshon 500 kg. Restorantet nisin prenotimet

Oct 22, 2019 | 15:44
SHPËRNDAJE

Kapet një peshkaqen i llojit Tigër në ujërat e Adriatikut. Peshkaqeni me gjatësi 5 metra dhe me peshë rreth gjysmë ton, (500kg) u kap ditën e sotme. 

Peshkaqeni i konsideruar i rrezikshëm i llojit Tigër ra në rrjetat e peshaktarëve së bashku me 15 peshkaqenë të vegjël.

Kapiten i anijes qe kapi peshkun, në një prononcim për “DurrësLajm” tha se peshku i konsideruar i rrezikshëm për ujërat e Adriatikut dhe të Mesdheut u kap në thellësinë 175 metra thellësi peshkaqen i rrezikshëm.

E ndërsa anija është ankoruar në portin e Durrësit, të shumta kanë qenë edhe restorantet të cilët kanë nisur prenotimin për peshkun e freskët, aq shumë i kërkuar nga konsumatori për shijen e veçantë të tij, shkruajne mediat lokale.

Screenshot_15-16 Screenshot_16-14 Screenshot_17-8 Screenshot_18-7 (1) Screenshot_19-7 Screenshot_13-17 Screenshot_18-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura