Kapet në Gjermani vrasësi shqiptar me pagesë

Jun 25, 2016 | 20:44
SHPËRNDAJE

Dritan Peksani, 26 vjeç i cilësuar si vrasës me pagesë dhe pjesëtarë i grupit të drejtuar nga Admir Tafili është arrestuar në Gjermani.235286-2_1466870508-8663869Kapja e tij është bërë para disa ditësh dhe pas kësaj një gjykatë gjermane ka vendosur edhe ekstradimin e tij në vendin tonë.

26-vjeçari nga Shkodra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi dyshohet se ka kryer disa ekzekutimeve me pagesë.

Një prej rasteve për të cilat dyshohet se Peksani, ka marrë urdhër për të kryer vrasje është ajo e Brahim Manit për qëllime gjakmarrjeje. Po kështu një tjetër ngjarje për të cilën ka marrë porosi Dritan Peksani është edhe ajo e vendosjes së eksplozivit ndaj Arben Sulojt, ish-drejtorit të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, atentat që e kreu në bashkëpunim me Kristi Pinen si dhe me Alfred Qefalinë.

Grupi drejtohej nga Admir Tafilaj nga burgu i Drenovës dhe më pas nga ai i Elbasanit. Pjesë e grupit ishin edhe persona të tjerë si Ardian Uzuni, Elson Merdani, Dhimitër Zito, Fatos Koka, e persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura