Policia britanike ka arrestuar një person, si pjesë e një rrjeti trafikantësh të qenieve njerëzore që drejtohej nga shqiptarët.
Lajmin e kanë raportuar mediat britanike. E përditëshmja “Daily Mail”, shkruan se i rekrutuari për të ndërmarrë këtë operacion trafikimi është francezi David Turpin.
Ai ishte fotografur mbi gomone menjëherë sapo ka mbërritur në brigjet angleze.
Banorët e zonës së Kentit e gjetën peshkatarin të vetmuar, mbi gomone në breg të detit, momenti ku edhe e fotografuan.
Sipas mediave, peshkatari i kishte thënë banorëve se ishte i gatshëm t’u paguante menjëherë 2.800 stërlina për ta fshehur gomonen, në mënyrë që ta merrte një ditë më pas. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën të fshehura 90 mijë euro.
Turpin u arrestua në zonën Dunkirk në Francë, së bashku me 5 perona të tjerë, të përfshirë në një rrjet trafikimi njerëzish të drejtuar nga shqiptarë.
David Turpin akuzohet se ka vënë në shërbim të trafikut gomonen e peshkimit. Policia franceze mendon se ai paguhej me 1.000 stërlina, për çdo person që çonte në Angli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al