Kaosi me stadiumin, zbulohet se ku do të zhvillohet Partizani-Laçi

Nov 19, 2019 | 21:39
SHPËRNDAJE

Axhenda e javës së 13-të në Kategorinë Superiore vazhdon të pësojë ndryshime surprizuese.

partizani laci

Për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës së “Selman Stërmasit”, ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, e programuar të luhej ditën e premte, u shty drejt ditës së shtunë, ku mendohej të zhvillohej në “Niko Dovana” të Durrësit.

Por, mbrëmja e sotme kishte rezervuar sërish ndryshime. Burime zyrtare në FSHF konfirmuar për “Panorama Sport” se edhe fusha në Durrës nuk ishte në gjendje të mirë, dhe të gjitha palët kanë rënë dakord që Partizani-Laçi të luhet ditën e hënë, në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, po në këtë fushë, ditën e shtunë do të luhet sfida mes Kukësit dhe Bylisit.

Kategoria Superiore Java e 13-të (23-25 nëntor)

Të shtunën

Kukësi-Bylisi       13:30  (në “Elbasan Arena”)

Flamurtari-Luftëtari        13:30

Skënderbeu-Tirana         16:30

Të dielën

Vllaznia-Teuta   16:30

Të hënën

Partizani-Laçi      18:00 (në “Elbasan Arena”)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura