Kaos nga moti i keq në Itali, dy të vdekur. 280 mijë persona në terr (VIDEO)

Mar 6, 2015 | 22:43
SHPËRNDAJE

Itali- Dy të vdekur dhe 280 mijë persona në terr, pa energji elektrike. Ky është bilanci i motit të keq në Itali, ku reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë kanë shkaktuar kaos në vend.

Kaos në Itali

Në Aquilano, një 70-vjeçar vdiq pasi ra nga çatia ku po rregullonte tjegullat e lëvizura nga era. Në Toskanë, në një zonë pa energji elektrike, një burrë vdiq për shkak të rrjedhjes së gazrave të një gjeneratori.

Dëmtime të shumta dhe shqetësim ka veçanërisht në Abruzzo ku 250,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Pemët e rëna në kabllot e energjisë në Ciociaria kanë shkaktuar defekte të rënda që kanë prekur rreth 30 mijë përdorues të energjisë elektrike.

Si pasojë e një orteku në Marche, nëntë njerëz janë izoluar. Tetë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital në provincën e Teramo, pas shpërthimit të tubacionit të gazit, raporton “Tgcom”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura