“Kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion”- Hetimi për PPP në shëndetësi, Albana Vokshi: Plarent Ndreca ka intimiduar ekspertët! Plani i tyre është…

Apr 24, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, Albana Vokshi thotë se socialistët duan që të bllokojnë punën e këtij komisioni, duke mos pranuar kërkesat për informacion.

Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Vokshi tha se ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues, por dje e bllokuan në Komisionin Parlamentar.

Sipas Vokshit, qëllimi i mazhorancës është që të mos bëjë transparencë, por të bllokojë punën e Komisionit.

Po ashtu deputetja demokrate denoncoi Plarent Ndrecën se ka fyer dhe intimiduar ekspertët.

“Kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion. Një muaj ata refuzojnë të kalojnë në komision kërkesat. Kemi vepruar ashtu si PS, siç ligjin parashikon që ekspertët të takohen dhe të dakordësohen për kërkesat për informacion.

Janë dakordësuar për pjesën më të madhe të shkresave, vetëm për tre shkresa ekspertët e PS kishin disa kërkesa të vogla.

Dua të identifikoj faktin që ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues, por dje e bllokuan në Komisionin Parlamentar.

Nënkryetari dhe sekretari gënjyen duke thënë se shkresat nuk i kemi marrë, ndërkohë që ja kam dërguar të gjitha shkresat.

Një tjetër çështje që dua të them është se nuk duan të bëjnë transparencë. Dje ata votuan kundër që të kalonin shkresat për informacion.

Edhe planin hetimor që vetë e dorëzuan refuzuan që ta lexonin. Ai është plani i tyre. Refuzuan sepse ai nuk është plan për të hetuar, por për të bllokuar komisionin hetimor.

Plarent Ndreca ka fyer, ka intimiduar ekspertët nëse ata do merrnin fjalën do ndesheshin me padi për shpërdorim të detyrës”, tha Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura