Kandidati u tha zgjedhësve “u daltë kanceri në grykë dhe vdekshi nesër”, KQZ nuk e regjistron për 21 qershorin (VIDEO)

Apr 25, 2015 | 15:49
SHPËRNDAJE

Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e një kandidati të pavarur për bashkinë e Këlcyrës.

KQZ ne mbledhjen e djeshme

Hazbi Kasaj kishte paraqitur në KQZ një listë me 9 persona të cilët do të ishin grupi nismëtar që do të mblidhte firmat e nevojshme të kandidimit.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit rezultoi se njëri person kishte ndryshuar emrin dhe nuk vërtetohej se kush ishte dhe për këtë arsye kërkesa e tij u rrëzua.

Hazbi Kasaj është një personazh i njohur më shumë në rrjetet sociale sesa në Bashkinë e Këlcyrës.

Në zgjedhjet e vitit 2001 ai ishte kandidat për deputet dhe teksa ishte ftuar në televizion për të shpalosur programin, i bëri një urim vërtetë special atyre zgjedhësve që nuk do ta votonin.

“I bëj thirrje të gjithë votuesve të 14 fshatrave, le të më votojnë se nuk humbasin asgjë. Të më votojnë dhe do të më urojnë dhe do më thonë ‘tu bëftë dita një mijë’. Urimi i keq që u bëj unë atyre votuesve që nuk më votojnë: u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër”, tha Kasaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura