Kanceri i prostatës, tetë fakte që duhet të dini rreth PSA-së. Periudha kur duhet të kryeni analizat diagnostikuese

Dec 29, 2019 | 10:38
SHPËRNDAJE

Matja nëpërmjet gjakut e nivelit të Antigenit Specifik të Prostatës (PSA) mund të zbulojë herët kancerin e prostatës.

river

Por edhe mbi këtë analizë ka pikëpyetje të shumta. Më poshtë është gjithçka duhet të dini në lidhje me testet PSA para se ta kryeni një të tillë.

Treguesit

PSA e ulët, zakonisht rreth 4 nanogramë për mililitër gjaku ose më pak, tregon që një burrë nuk ka kancer të prostatës. Por nivelet më të larta, duke marrë parasysh moshën dhe racën (PSA rritet natyrshëm me moshën), çdo herë tregojnë praninë e kancerit.

Por ka shumë faktorë që ndikojnë në PSA dhe një test i vetëm nuk është kurrë i mjaftueshëm për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Nëse keni nivele të larta të PSA, mjeku juaj mund të sugjerojë një biopsi të prostatës ose një test tjetër për të përcaktuar nëse keni apo jo kancer.

Rezultati

Ënjtja e gjëndrës së prostatës, infeksioni mund të lartësojnë nivelet e PSA. Megjithatë, këta faktorë nuk kanë asnjë lidhje me kancerin e prostatës. Hiperplazia beninje e prostatës, ose prostata e zmadhuar, e cila është një nga kushtet më të zakonshme që prek burrat, gjithashtu mund të sjellë rritje të vlerave të PSA. Nëse PSA juaj është në nivele të larta, mjeku juaj së pari mund të adresojë çështje të tjera, siç është trajtimi i një infeksioni dhe pastaj t’ju testojë përsëri për të parë nëse situata është përmirësuar apo vijon po njësoj.

Vlerësimi i faktorëve të rrezikut

Nëse PSA juaj është e lartë, mjeku juaj do të shikojë faktorët e tjerë të rrezikut për të vendosur nëse keni nevojë për teste shtesë. Këta faktorë rreziku përfshijnë racën (burrat e zinj janë më të prirur ndaj kancerit të prostatës sesa burrat e bardhë) mosha (rreziku i kancerit të prostatës rritet me moshën) dhe historia mjekësore familjare (burrat që kanë një anëtar të familjes me kancer të prostatës janë më të rriskuar).

Biopsitë nuk e tregojnë kancerin

Nëse keni nevojë për një biopsi, kjo procedurë aplikohet duke mbledhur mostra të indit tuaj të prostatës përmes një gjilpërë. (Një sondë me ultratinguj në anus përdoret për të udhëhequr procedurën.) Përafërsisht tre nga katër burra që kanë kryer biopsi pas testeve pozitive PSA kanë rezultuar pa kancer.

Testet ndikojnë negativisht në aspektin psikologjik

Edhe nëse rezultatet tuaja të biopsisë tregojnë se nuk keni kancer, dëmi që shkaktohet është në aspektin psikologjik. Të dhënat e një studimi, nga i cili u monitoruan burrat deri në tre muaj pasi morën përgjigjen negative të biopsisë, zbuluan se burrat ishin ende të shqetësuar për kancer dhe shumë prej tyre kishin simptoma të depresionit. “Patjetër që ka një efekt psikologjik negativ”, thotë Richard Hoffman, MD, profesor i mjekësisë në Universitetin e New Mexico School of Medicine.

Përfitimet nga testi

Studimet kanë treguar se burrat e moshës 50 deri në 74 vjeç, që kryen teste PSA çdo katër vjet, kishin 20% më pak të ngjarë të ndërronin jetë nga kanceri i prostatës sesa burrat që nuk u kontrolluan. Sidoqoftë, një studim tjetër i kohëve të fundit për burrat në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se testet vjetore të PSA nuk ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës. Por testet, megjithatë, mund të jenë të vlefshme. “Që kur kemi bërë testimin PSA në Amerikë, ne kemi pasur rënien më të madhe të vdekshmërisë nga kanceri i prostatës i çdo vendi”, thotë Dr. Krupski.

Pas të 70-ve mos kryeni më teste

Në moshën 65 vjeç, ju mund të kryeni teste të rregullta PSA për disa vjet më shumë. Por, pas moshës 75 vjeç, mjekët këshillojnë që të mos kryhen më teste diagnostikuese. “Të gjithë ata që arrijnë në moshën 75 vjeç dhe një PSA normale, absolutisht nuk duhet të vazhdojnë më kontrollet”, shton ai.

Burrat e moshuar ka të ngjarë të mbijetojnë nga kanceri i prostatës i identifikuar pas kësaj moshe, thotë Dr. Mohler.

Kontrollet

“Vendimi për t’u ekzaminuar është i juaji”, thotë Dr. Hoffman. Nëse nuk shqetësoheni për kancerin e prostatës, por shqetësoheni për efektet anësore të testimit dhe trajtimit, për shembull, atëherë mund ta neglizhoni kontrollin. Por nëse i dini të gjitha këto efekte anësore dhe shqetësoheni nga rreziku i kancerit të prostatës, atëherë duhet të ushtroni kontrolle të herë pas hershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura