“Kambana e alarmit ka rënë”- Gjekmarkaj: Lideri i opozitës mbahet në arrest pa akuzë për llogari të pushtetit! PD mund të ndalë shkretimin e Shqipërisë

Apr 6, 2024 | 13:18
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga qyteti i Beratit është shprehur se opozita është e vetmja që mund të ndalojë shpopullimin e vendit, të largojë hajdutët nga qeveria dhe të riktheje shqiptarët të jetojnë në shtëpitë e tyre.

 

“PD mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë ne autokraci”, tha Gjekmarkaj.

Ai foli edhe për arrestimin e Sali Berishës për të cilin tha se është një kambanë alarmi që ka rënë, pasi lideri i opozitës po mbahet i arrestuar për llogari të pushtetit.

“Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit!

Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell qe liria e një shoqërie te rezonojë me emrin e Sali Berishes”, tha Gjekmarkaj.

FJALA E AGRON GJEKMARKAJT
Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të mëdha për veten, familjen, qytetin dhe vendin.

Nuk na lejohet të rrimë mënjane, nuk duhet të shfaqemi më inaktiv përballe zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet por armik i çdo aspirate.

Shqipëria nuk qeveriset por sundohet! Shqipëria prej 12 vitesh nuk administrohet por korruptohet dhe vidhet!

Prej 12 vitesh populli zvogëlohet, ndërsa kasta  e ushqyer me paranë publike rritet. Monizmi dhe pushteti absolut nëse ne nuk reagojmë nuk është më iluzion por realitet.

Pushtetet janë përqendruar në mënyre piramidale vetme tek një njeri dhe çka mbetet tek shërbëtoret e tij ! Shikoni çfarë ndodh me paranë publike, skandalet me inceneratoret , vjedhje masive, sterilizimin , 200 milion euro, ndersa pensionet e rrogat mbeten mizerabile.

Shikoni sagen e drejtoreve qe e kane kthyer shtetin ne bahçen  e tyre te veseve. Çfarë bëjnë ata, paratë e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bejne hotele, makina luksi, llogari bankare!

Ata e duan pushtetin vetëm për kaq. Na thonë na votoni qe t’ju vjedhim.

PD ka përjetësitë e veta për të cilat reflekton vazhdimisht.

Ajo ka kaluar një periudhe të vështire por epike. Sot ajo është me e fortë, më e bashkuar me e vendosur per ndryshim.

Ajo ka dale nga rrethimi dhe është ne sulm ne emer te shqiptareve e per ta!

Ne vitin 1990 PD u shfaq me projektin e lirise e te themelimit, te pluralizmit, Shqiperia si gjithe Europa!

Ne vitin 1992 me shnderrimin e lirise ne demokraci, ne shtet te se drejtes, transformimin e ekonomise socialiste ne ekonomi tregu, hapat e pare  ne institucione europiane!

Ne vitin 2005 u rikthye me duar te pastra, ristabilizoi shtetin, shkaterroi bandat, ndertoi infrastukturen moderne, realizoi arritjet histotike futi Shqiperine ne NATO, Shqipërinë e lëvizjes se lire pa viza, vizitën e Presidentit Bush, marrëveshjen e asocim stabilizimit me BE , rritjen e rrogave per shume kategori!

Po i kujtoj këto per t’u thëne demokrateve e qytetareve se te jesh me Partine Demokratike eshte krenari e pergjegjësi sepse  ajo gjithmonë e ka një projekt ne te mire  te Shqipërisë dhe qytetareve te saj !

PD ka politikane, ka profesionist ka elita, ka njerëz te ndershëm te cilat mund ta kthejnë vendin ne shinat e normalitetit, mund ti largoje hajdutet nga qeveria dhe administrata , mund ti kthejnë shqiptaret te jetojnë me dinjitet ne shtëpitë e tyre!

PD mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë ne autokraci.

Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit!

Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell qe liria e një shoqërie te rezonojë me emrin e Sali Berishes.

Shikojeni Qeverinë e Edi Rames shihni ministrat e tij me portofol a nuk ju fyejnë inteligjencën me paturpësinë e tyre, a nuk ju shqetësojnë me paaftësinë, a nuk ju zemërojnë me oreksin qe kane, a nuk  jo lodhin me servilizmin e skajshëm?

Nuk vine ne parlament, nuk flasin, fshihen , kanë frike, mendojnë se do harrojmë! Te gjithe ne, shoqëria jone duhet te marre pergjegjësi , nderin e te qenit opozitar ne kohe te vështira duhet ta shndërrojmë ne energji për fitore, ne përpjekje qe te jene sa me te pakte ata qe bien ne fajin e votës per Edi Ramen dhe qeverinë e tij kumbare skandalesh!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura