“Kam shpërthyer në lot, edhe para miqve nuk e mbajta veten”/ Noizy rrëfen se çfarë ndodhi para koncertit të tij të parë ‘Alpha show’, reperi prek me fjalët

Jul 14, 2023 | 21:04
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur, Noizy ka reaguar në lidhje me koncertin e tij ‘Alpha Show 2’ që pritet të mbahet në gusht, ku në ‘Instagram’ ka ndarë një rrëfim të tij emocionues.

-640-0-noizy-1657178331 (1)

 

Noizy ka kujtuar përmes një ‘podcast’  e po ashtu edhe vështirësitë që hasi në edicionin e vitit të kaluar, ku shprehet se ka pasur aq shumë emocione sa ka shpërthyer në lot disa herë.

”Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop.

Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura