“Kam një merak shumë të madh”, Rama flet për akomodimin e të prekurve nga tërmeti

Dec 2, 2019 | 8:20
SHPËRNDAJE

Kreu i Qeverise, Edi Rama, ne mbledhjen e sotme te jashtezakonshme per situaten post termet, ka theksuar se ka filluar identifikimi i apartamenteve qe do te merren me qira nga shteti, ne te cilet do te qendrojne ata qe nuk kthehen ne banesa pasi jane te demtuara teresisht.ram

Të gjithë qytetaret, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe që aktualisht janë akomoduar nëpër hotele do të duhet të përgatiten që Krishtlindjet dhe Vitin e ri ti kalojnë në këto hotele. Pas kesaj, sipas Rames do te nise akomodimi i tyre neper apartamente.

Ja cfare deklaroi Rama 

Është domosdoshmëri përgatitja e fazës së akomodimit për ata që janë sot në hotele dhe për ata që janë në zonën rurale. Kam një merak shumë të madh për ata që janë në zonën rurale lidhur me nevojën për tu garantuar cilësi maksimale të tendave. Ministria e Mbrojtjes po punon çdo ditë së bashku me drejtuesin e plotfuqishëm , ministrin e turizmit dhe shtabin e emergjencave në Durrës e Lezhë. Ka filluar përpilimi i listave për ata që nuk kthehen dot në shtëpi që janë në hotel.

Duhet të fillojë identifikimi i të gjitha apartamenteve për tu marrë me qira nga shteti. Nuk do ti çojmë në kampe, nuk do ti çojmë në çadra. Por do ti çojmë në apartamente ku do të qëndrojnë me qira deri kur të bëhet rindërtimi. Rindërtimi do të zgjasë.Të gjithë ata të cilën nuk kthehen në shtëpi se e kanë të dëmtuar deri kur tu riparohet shtëpia duhet të qëndrojnë si njerëz në apartamente.

Nuk është e lehtë se janë shumë. Nga ana financiare do ta përballojmë ne, jo me çdo çmim qiraje se nuk do të lejojmë abuzivizma, por me çdo çmim në kuptimin e kostos së përgjithshme.Objektivi është që pasi të kenë kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hotele si njerëz më vjen keq për të tjerët që mund të kenë menduar ose bërë ndonjë pronotim që të bëjnë Vitin e Ri apo Krishtlindjet në plazhin e Durrësit, është e pamundur.

Duke filluar nga fillimi i janarit të fillojë kalimi i tyre në apartamente që të kenë minimumin jetik dinjitoz, jo në apartamente që të shkojnë të shtrihen në tokë, por me pajisjet minimale të domosdoshme, me mundësi që të ushqehen edhe me një kuotë të caktuar si edhe ndihma ushqimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura