“Kam një fëmijë ‘sekret’”/ Pasi kaloi një natë të vetme me një vajzë, 33-vjeçari mëson se është bërë baba: E dashura që kam tani…

Sep 25, 2021 | 0:40
SHPËRNDAJE

“Si t’i them të dashurës që kam një vajzë, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia që pata me një grua për një natë të vetme?”, kështu e nis rrëfimin e tij për “Dear Deidre” të “The Sun” një 33-vjeçar.

tradhti emocionale

Ai tregon se gjithçka ndodhi brenda pak orëve dhe se në atë kohë ishte i zënë me të dashurën, por tashmë që janë rikthyer bashkë dhe që kanë kaluar dy vite, ky sekret po “e mbyt”. Ja rrëfimi i plotë:

Vajza ime është gati dy vjeç. Unë jam përpjekur të gjej mënyrën e duhur për t’i thënë të vërtetën që kur vajza ka lindur. Jam 33 vjeç, e dashura ime është 31 vjeç dhe ne kemi qenë së bashku për shtatë vjet. Ajo është e mrekullueshme, mbështetëse, e sjellshme dhe me sens humori.

Pasi një debati që patëm, mendova se i kishte ardhur fundi lidhjes sonë. Atë natë shokët më dërguan mesazh se ishin në një bar dhe unë shkova të pija me ta. Nuk mbaj mend shumë gjëra sepse po i pija gotat e alkoolit sikur të ishin të mbushura me ujë.

Me sa duket nuk vonoi shumë dhe fillova të flirtoja me një vajzë në lokal. E di që ishte gabim, por u kënaqa nga dëshira që ajo kishte për të m’u afruar. Pasi u puthëm e ftova në shtëpinë time dhe përfunduam duke bërë seks. Gjithçka përfundoi brenda pak minutash.

Mendova se nuk do të dëgjoja më asgjë prej saj. Por dy muaj më vonë, ajo më dërgoi një mesazh. Më tha se ishte shtatzënë dhe fëmija ishte i imi. U pajtova me të dashurën time disa ditë pas asaj zënke dhe ajo ende nuk e di për fëmijën.

I kam thënë që jam duke vizituar një kushërirë kur shkoj të shoh vajzën time të vogël. Ne do të nisim bashkëjetesën muajin tjetër, kështu që e vërteta do të dalë nga momenti në moment.

Ndihem si një përbindësh. Kam gënjyer gruan që dua për vite me radhë.Nuk di se si t’ia them”.

“Dear Deidre” thotë:

Ne bëjmë gabime. Kjo nuk do të thotë që jemi njerëz të këqij, thjesht se kemi marrë vendimin e gabuar. Ju keni mësuar nga gabimi juaj dhe nuk do ta bëni përsëri.

Është mirë të tregoheni i sinqertë me të dashurën, sepse asnjë lloj mënyre nuk do ta bënte më të lehtë rrëfimin e kësaj të vërtetë. Siç thoni ju, e vërteta do të dalë në shesh.

Mos u përpiqni të justifikoheni për atë që keni bërë ose pse e keni mbajtur të fshehtë. Përkundrazi, përqendrohuni në mënyrën se si dëshironi të jeni së bashku. Bëhuni gati pasi ajo do të kërkojë kohë dhe hapësirë ​​për t’i menduar gjërat”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/