“Kam dëgjuar se çmimi është shitur”, këngëtarja flet për Festivalin e RTSH-së: Uroj që …

Dec 12, 2019 | 14:27
SHPËRNDAJE

Zërat se çmimi i Festivalit të RTSH-së është shitur po qarkullon në media.

Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në emisionin “Wake up” në Top Channel, tha se i ka dëgjuar zërat por uroj të mos jenë të vërteta,

Ajo tha se ka refuzuar ti dëgjojë lajmet pasi çdo gjë negative nuk i shërben.

Era Rusi: “Në emër të shpresës” shpresoj që të mos jenë shitur. Në momentin që kam dëgjuar këngën, natyrisht që zërat i kam dëgjuar se edhe të mos duash ti dëgjosh nuk të lë njeri, unë i kam ndaluar njerëzit të postojnë çdo gjë që është negative në çdo kompeticion që unë marr pjesë ose çdo gjë dashakeqe, le të themi që nuk më shërben. Nga kjo pikëpamje jam e qetë se dëgjoj atë që dua të dëgjoj. Mendoj se kam një nga materialet më të mira që kam pasur ndonjëherë.

Era Rusi merr pjesë në festival me këngën “Në emër të shpresës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura