“Kam dalë edhe pa asnjë lekë në xhep”, këngëtarja Flaka Krelani pa komplekse e pranon: Blej edhe rroba të përdorura

Jan 29, 2020 | 11:33
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Flaka Krelani ka pranuar se vesh rroba të përdorura.

Ajo është shprehur se nuk ka komplekse nëse rrobat janë firme apo jo, pasi për të mjafton të duket mirë, duke shtuar se aq janë mundësitë e saj.

“Më ka ndodhur që kam blerë xhupa të dorës së dytë. Në Gjermani kam blerë kur isha herën e fundit, isha një qendër tregtare ne 3 kate, me super rroba të dorës së dytë, me çizme të ndryshme, me xhupa dhe xhaketa të bukura dhe i bleva pa pikë problemi. Nuk kushtonin shtrenjtë por ishin 50 euro, 40 euro. Nuk e kam problem firmën, vetë këngëtarja e bën firmën. Nëse ndihesh rehat atëherë nuk është problem. Nuk i kemi mundësitë të jetojmë në forma të tilla me Versace, Gucci. Ata që kanë mundësitë hallall iu qoftë, duhet të dukesh sa më mirë por unë vetë nuk e kam pasur asnjëherë kompleks edhe nëse kushton 2 euro, 3 euro. A më bën mua të ndihem mirë, a dukem unë ashtu siç e kam pasur qëllimin të dukem ajo është me rëndësi,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërsa tregoi se ka pasur edhe raste kur ka dalë nga shtëpia pa asnjë lekë në xhep.

“Nuk mendoj pak 10 euro. Ndodh të dalim pa lekë në xhep. Para një jave kur parkova makinën tek një mikja ime pashë që në kuletë nuk kisha asnjë lekë me vete. Është normale. Jemi njerëz jemi edhe ne,”-rrëfeu këngëtarja.

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura