“Kam blerë një luan, por…”/ Noizy telefonon ‘live’ në emision Stresin! Ja kërkesa e pazakontë që ka për të

Jun 30, 2023 | 22:49
SHPËRNDAJE

Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy ka telefonuar live në emision Arkimed Lushajn.

noizy

Romeo dhe Donald Veshaj në emisionin “Më ler të flas” i sugjeruan këngëtarit Rigels Rajku që të vërë në lojë mikun e tij, duke i thënë se ka blerë një luan, por nuk ka ku ta mbajë.

Gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin. Por, kur Noizy i tha se luani i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi kuptoi se gjithçka ishte një lojë:

Noizy: E di çfarë kam bërë

Stresi:

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë

Stresi: E marr unë ore

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë

Stresi: Ta mbaj unë o vëlla

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla

Noizy: (qesh)

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë unë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit

Stresi: Mos ore…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura