Kaluan kufirin në këmbë, si u arrestuan dy shqiptarët me 6 kg drogë në Greqi

Dec 17, 2017 | 11:38
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arrestuar pranë kufirit shqiptaro grek me 6 kg lëndë narkotike. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se gjatë një operacioni të zhvilluar në mesnatë në Molivdhoskepasto, dy shtetas shqipatrë 26 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga policia greke me 6 pako drogë.

997c5da0-feea-4a05-b7df-e00c7a6e429c

Të dy shtetasit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kanë kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria për në shtetin helen. Policia sekuestroi një çantë e cila përmbante 6 pakot me marijuanë e cila pas peshimit rezulton të jetë 6.25 kg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura