Kalifornia në gjendje emergjence, 180 mijë banorë janë evakuar si pasojë e zjarreve

Oct 28, 2019 | 13:45
SHPËRNDAJE

Zjarret në pjesën veriore të Kalifornisë kanë shkaktuar evakuimin e 180 mijë banorëve.

Guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak përphapjes së flakëve dhe prerjes së energjisë për miliona banorë, si masë parandalimi.

zjarret

Shumica e 180 mijë të evakuarve janë nga distrikti Sonoma, në veri të San Fransiskos. Guvernatori Newsom tha të hënën se ekziston shpresa se do të fashitet era me shpejtësi tepër të larta. Rreth 3 mijë punonjës po përpiqen të fikin zjarret.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës Departamenti i Zjarrfikësve në Sonoma pati dërguar një paralajmërim për shtimin e aktivitetit të zjarreve, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga zonat e rrezikuara. Urdhëri për evakuim theksonte rrezikun e pashmangshëm për jetët e njerëzve ndaj kërkohej largimi i tyre sa më parë.

Ndërkohë, miliona banorë të Kalifornisë po përballen me ndërpreje të energjisë elektrike, ndërsa kompania shpërndarëse “Pacific Gas & Electric” vendosi të shtunën që të fillojë ndërprerjen e energjisë në një shkallë të gjerë. Ndërprerja e energjisë ndikon afro 1 milion klientë, ose 3 milion banorë, përfshi këtu qytetin San Françisko dhe rrafshnaltën Sierra.

Gjatë muajit të kaluar kompania “Pacific Gas & Electric” ka ndërprerë energjinë elektrike për mijëra klientë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarreve. Kompania ndodhet drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit, përfshi atë të vitit të kaluar që shkaktoi 85 viktima në qytetin Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë.

Parashikimet e motit flisnin për erëra të ngrohta të thata që në disa raste arrijnë deri në 112 kilometra në orë. Thuhet se erërat do të vazhdojnë deri të hënë në zonën e Gjirit të San Françiskos. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se erërat, që shpesh quhen Santa Ana ose Diablo, mund të arrijnë shpejtësi të mëdha.

“Situata e motit mund të jetë më e fuqishmja prej disa dekadash në Kaliforni. ‘Pacific Gas & Electric’ duhet të ndërpresë rrymën elektrike për shkaqe sigurie për disa orë para mbërritjes së erërave të rrëzikshme.”

Kompania shpërndarëse e energjisë tha se erërat e forta përbëjnë rrezik duke shkaktuar shkëndija tek linajt elektrike dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve/ VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura