Ndryshimet kushtetuese, pranohet nisma e PS

Aug 31, 2012 | 10:58
SHPËRNDAJE

TIRANE- Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare ka zhvilluar sot mbledhjen per miratimin e kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit.

Ne mbledhje eshte vendosur qe Keshilli i Legjislacionit te mblidhet ne daten 6 shtator, nderkohe qe mesohet se pjese e kalendarit eshte bere edhe nisma e PS-se per ndryshimet kushtetuese.

Mbledhja vjen vetem pak dite para nisjes se sesionit te ri parlamentar, qe starton punen ditën e hënë më 3 shtator.

Nje dite me pare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, teksa njoftoi nisjen e sesionit te ri parlamentar, beri me dije dhe mbajtjen e Konferences se Kryetareve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura