Kalendari i 100 vjetorit, Bumçi: Festa nis në Vlorë

Nov 2, 2012 | 12:03
SHPËRNDAJE
Aldo Bumçi

TIRANE- Axhende te ngjeshur aktivitetesh ka premtuar Ministria e Kultures per festimet e 28 nentorit.

Ne nje deklarate per mediat, duke publikuar kalendarin, ministri Aldo Bumci theksoi se, në këtë axhendë i është dhënë më shumë prioritet festimeve në Vlorë.

Ne te do të jenë të pranishëm personalitetet më të larta të vendit, e me pas  axhenda parashikon që në drekën e 28 Nëntorit personalitetet të vijnë në Tiranë, ku do të vijojnë festimet deri natën vonë.

“Kremtimet fillojnë në Vlorë me ngritjen e flamurit, homazhet dhe më pas vijojnë në Tiranë deri në orët e vona të natës. Kremtimet fillojnë në Vlorë dhe pas dreke vijojnë në Tiranë. Ka ngjarje te shumta, kemi përurimin e përmendores kushtuar 100-vjetorit, koncertet festive dhe aktivitete të tjera që do zhvillohen gjatë ditës.”- tha ministri.

KLIKO Kalendari i aktiviteve te 100 vjetorit te Pavaresise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura