Kalcium dhe dietë, receta për kocka të shëndetshme

Aug 2, 2018 | 9:54
SHPËRNDAJE

Ushtrimi fizik dhe ushqimi janë përzierja perfekte për kocka të shëndetshme dhe të forta. Sipas një studimi të ri, performanca e një aktiviteti fizik të shëndetshëm, i lidhur me një dietë të pasur, do të përmirësonte kushtet shëndetësore.

Në studim u përfshinë 50 vullnetarë, burra dhe gra të moshave nga 55-70 vjeç me kocka të dobëta, të ndarë në dy grupe. Për 16 javë, grupi i parë u është nënshtruar seancave të trajnimit në futboll dy herë në javë, nga 30 deri në 60 minuta, si dhe një dietë të kontrolluar. Ndërsa grupi i dytë nuk u trajtua.lattosio-1024x682

Në fund të eksperimentit, të dy grupet u morën në shqyrtim dhe u panë ndryshime pozitive në grupin e marrë nën kontroll. Përmbajtja minerale e kockave të qafës së femurit ishte përforcuar me 3.2%, ndërsa diafragma e femurit me 2.5%. Vlera pozitive u vunë re dhe në analizën e vlerave të gjakut dhe nivelin e kolagjenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura