Ka të njëjtin menaxher me Herri Kejn, sulmuesi shqiptar transferohet në elitën e futbollit skocez

Jul 21, 2018 | 17:16
SHPËRNDAJE

Futbollistët shqiptarë janë kudo nëpër botë. Tashmë do të ketë edhe një përfaqësues në elitën e futbollit skocez. Bëhet fjalë për Egli Kajën, i cili është huazuar nga skuadra angleze e Uilbëlldon te Livingston që u ngjit këtë sezon në Premiership.

livingston

Në vitin 2017 ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa dhe luan si sulmues. 20-vjeçari ka të njëjtin menaxher me kapitenin e Anglisë, Herri Kejn dhe pritet që të debutojë në elitën e futbollit skocez në datën 4 gusht në sfidën ndaj kampionëve të Sëlltik.

living

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura