Ka një arsye që e bën shoqërinë e Noizy-t dhe Yll Limani ndryshe nga gjithë të tjerat në showbiz…

Sep 18, 2022 | 17:28
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Yll Limani dhe Noizy janë bërë miq të ngushtë, por në vend që të thonë fjalët më të mira non-stop për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kanë zgjedhur të kundërtën. Përmes humorit, ata shfaqen shpesh duke u tallur e ironizuar, e duke shkaktuar në këtë mënyrë të qeshura tek ndjekësit e tyre. Një marrëdhënia jo e zakontë në showbiz…por sigurisht tipike për njerëzit e thjesht.

Çfarë ka ndodhur së fundmi? 

Ylli ka postuar një selfie nga aeroporti i Prishtinës ku shihet me një bluzë me kapuç. Këtë foto e ka publikuar më pas në Instagramin e tij reperi duke shkruar: “Edhe fotot. Edhe ka nisur të vishet me tuta. Edhe pak e fus në OTR.”

Mirëpo, jo më pak ironike ishte përgjigja e Yllit i cili shkruan: “Hyrje në “Si t’i bëjmë qejfin vetes”. Lesson 101. Çdo të dielë ora 12:30. Ligjëruesin e dini. Shihemi nesër Noizy.”

Por, nuk ka mbaruar këtu. Ylli ka publikuar më pas në Snapchat një selfie duke shkruar: “Noizy”. Mirëpo, krah saj Noizy shkruan: “Ali Express”. Një frazë e njohur në rrjetet sociale për të treguar se një produkt nuk është cilësor. Metaforën e Noizyt mund ta merrni vetë me mend.

Që pas bashkëpunimit të tyre me këngën “Alkool”, dyshja është shfaqur gjithnjë e më pranë, duke na treguar edhe një miqësi të mirë veç bashkëpunimit të kanë në muzikës. Vetëm pak kohë më parë, ylli Limani dha intervistën e tij të parë, duke zbuluar më shumë rreth tij. “Dua të bëj sa më shumë shoqëri, të njoh sa më shumë njerëz, sa më shumë të udhëtoj, të kënaqem, të shoh botën. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të bëhesha i famshëm, të bëja para”.

Para pak kohësh, Noizy publikoi një video në Instastory ku shihej nën shoqërinë e Yllit. Ky i fundit shprehej gjatë videos se edhe pak ditë kanë ngelur që të ngjitet në skenë si ‘Ylli Rajku’, duke theksuar datën e koncertit që organizoi Noizy, ‘Alpha Show.’ Por ajo që mori vëmendje ishte edhe mbishkrimi që Noizy kishte vendosur krahas videos. “Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”- shkruante krahas videos Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, ku ka etiketuar edhe këngëtarin.

 

Kjo nuk është hera e parë që Yll Limani dhe Noziy shpërndajnë video të tilla për të qeshur në rrjetet sociale. Në një video të publikuar më parë, teksa ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Noizy e quajti këngëtarin “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili njihet tashmë për sensin e tij të humorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura