“Ka hall mos i ikën Luli nga zinxhirët”- Rama thumbon Presidentin Meta: Në 25 prill, Skrapari duhet të ngrejë dolli për PS-në!

Apr 16, 2021 | 16:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama do të ndalet pasditen e sotme në Skrapar, në kuadër të  fushatës elektorale. Rrugës për atje zhvilloi një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të PS-së, të renditur të parën në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla.

Rama tha se për të fituar zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ketë nevojë për asnjë votë tjetër, ndërsa theksoi se Presidenti Ilir Meta është çmenduar se ka hall se i ikën “Luli nga zinxhirët”.

Nuk ka munguar edhe një thumb nga Kryeministri për Presidentin, duke thënë se në 25 prill Skrapari do të ngrijë dolli për fitoren e PS-së.

Rama: Shih ca bëhet me kalamajtë janë nga 7-8 dhe bëhen sikur janë edhe ata të ndarë dhe kjo nuk ka lidhje fare me komentet.

Ndoshta dhe fytyra më shkëlqen dhe thonë ka bërë botox. Këta të botoxit, i bëjnë botox sondazheve të Lulit, partisë së Lulit dhe merren me historira. Nga ana tjetër çmendet edhe Meta se ai ka tjetër hall, mos po i shpëton Luli nga zinxhiri se e kanë lidh me zinxhir. PS do fitojë dhe nuk do të jetë nevojtare për askënd në sensin e votave.

KE ndonjë merak për Skraparin?

Nikolla: Një dolli për PS me raki Skrapari.

Rama: Skrapari duhet të ngrejë dolli për PS-në në 25 prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura