“Ka frymëzuar studentët në mësime dhe demonstrata”- Albin Kurti: Rexhep Qosja intelektual gjigand! Jam ndikuar prej tij…

Sep 27, 2021 | 14:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se profesor Rexhep Qoses duhet t’ia kremtojnë dy herë ditëlindjet pasi ka dhënë shumë si për Kosovën dhe për Shqipërinë.

I pranishëm gjatë ceremonisë se dekorimit të Profesorit Rexhep Qosja me titullin “Ylli i Medaljes për Mirënjohjen Publike”, Albin Kurti tha se “Profesor Rexhep Qosja ka frymëzuar studentët në mësime dhe demonstrata, profesor dhe intelektual gjigand”.

“Ngjarja e sotme tregon se ditëlindjet e Profesor Qoses duhet t’ia kremtojmë dy herë, pasi ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe për Kosovën, po ashtu për Kombin shqiptar.

Profesor Rexhep Qosja ka frymëzuar studentët në mësime dhe demonstrata, profesor dhe intelektual gjigand.  Mund të gjejmë shprehje për ta shpjeguar, por jo për ta matur dhe kornizuar. Kombi Shqiptar është Kombi i gjuhës dhe historisë, i gjuhës shqipe dhe historisë shqiptare.

S’mund të mendoj ndonjë personazh tjetër të gjallë që i bën bashkë këto të dyja, edhe gjuhen dhe historinë e Shqipërisë.

Jam ndikuar prej Rexhep Qoses dhe sot e kësaj dite vazhdoj të besoj se romantizmi është ilaçi më i mirë ndaj cinizmit.

Për t’u inspiruar ndaj cinizmit të spektatorëve s’ka ilaç më të mirë se romantizmi.

Ne zotohemi se do ja kremtojmë çdo ditëlindje edhe kur t’i mbushë 90 vjeç dhe kur t’i mbushë 100 vjeç”, tha Albin Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura