Juventusi gati t’i bëjë “nder” Gatuzos, trajneri pret “asistin” e bardhezinjve

Nov 2, 2019 | 10:27
SHPËRNDAJE

Siguria e dhënë nga Urbano Kairo bën shumë pak diferencë. Presidenti i Torinos ka mbështetur skuadrën si pas sfidës kundër Kaljarit po ashtu edhe pas asaj kundër Lacios, e mbyllur me një disfatë 4-0.

Gatuzo

 “Maxarri nuk është në diskutim”. Madje, “është i vetmi që nuk diskutohet”. E megjithatë, pavarësisht daljeve publike, drejtuesit e “Demave” gjatë orëve të fundit po bëjnë disa vlerësime. Legjitime, duke konsideruar rënien e skuadrës në vendin e 13-të pas 3 fitoreve radhazi në po aq ndeshje pas startit të kampionatit. Nuk po diskutohet për shkarkim. Megjithatë, një emër ka nisur t’i bëjë hije trajnerit aktual të Torinos: në rast se do të merret vendimi për një ndërrim në stol, profili më i favorshëm për momentin është Xhenaro Gatuzo.

Ish-trajneri i Milanit është më shumë se një mundësi e thjeshtë mes të shumtave që do të dilnin në skenë në rast lamtumire të Valter Maxarrit. Largim që nuk është i afërt, por mund të shndërrohet në opsion në rast se në derbi nuk do të merren sinjalet që Kairo pret, pasi imponoi grumbullimin. Gatuzo e mbylli majin e kaluar raportin me Milanin dhe, pasi u kërkua pa sukses nga Sampdoria dhe Xhenoa, po qëndron në pritje të telefonatës së duhur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura