Juventus fiton titullin kampion, Milan rikthehet në Europë pas 3 vitesh

May 21, 2017 | 17:13
SHPËRNDAJE

Skuadra e Juventusit ka fituar sot për herë të 6-të radhazi titullin kampion të Serisë A, të 33-tin në historinë e klubit që vazhdon të dominojë futbollin italian dhe tani është vetëm një hap larg dominimit edhe në arenën ndërkombëtare.

C_29_articolo_1154197_upiImgLancioOriz

Bardhezinjtë mundën sot me shifrat 3-0 Krotonen për të siguruar matematikisht trofeun një javë para fundit, në një sezon ku dominimi i tyre rrallëherë ishte në diskutim, edhe pse Roma iu afrua ndjeshëm në renditje në javët e fundit. Manxhukiç, Dibala dhe Aleks Sandro vulosën suksesin e sotëm që çon Juventusin në kuotën e 88 pikëve dhe u jep mundësinë të përgatisin të qetë që tani finalen e Ligës së Kampioneve.

Ndërkaq, rrugës së fitoreve u është kthyer edhe Milani, që ka mundur 3-0 Bolonjën për të blinduar përfundimisht vendin e 6 në renditje dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm, me apo pa dëshirë, siç aludohej gjatë muajit të fundit.

Në pritje të ndeshjes së Lacios, Atalanta (pa Berishën e lënë pushim për shkak të një dëmtimi), ka mundur 1-0 Empolin, për të ndjekur vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A. Ky duel mund të zgjidhet vetëm në javën e fundit, ashtu si edhe fakti se kush do të mbijetojë në A mes Empolit dhe Krotones që ndahen vetëm nga një pikë pas rezultateve të sotme.

Rezultatet

Empoli-Atalanta 0-1
13′ Gomez

Milan-Bolonja 3-0
69’ Deulofeu, 73’ Honda, 90’+1’ Lapadula

Sasuolo-Kaljari 6-2
7’ Magnaneli, 12’ Berardi, 13’ Politano, 34’ Sensi, 56’ (p) Iemelo, 90’ Matri / 25′ Sau, 60′ Ionita

Juventus-Krotone 3-0
12’ Manxhukiç, 39’ Dibala, 83’ Aleks Sandro

Udineze-Sampdoria 1-1
5’ Tero / 64’ (p) Muriel

Xhenoa-Torino 2-1
32’ Rigoni, 54’ Simeone / 89’ Ljajiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura