Juliana Pasha në turne mjalti me bashkëshortin; Altini propozon si Romeo

Jul 27, 2015 | 13:20
SHPËRNDAJE

Në fillimet e saj artistike Juliana Pasha ishte shumë e rezervuar për jetën e saj private. Por, së fundmi, ajo ka filluar të ndajë me fansat momente dashurie nga jeta me bashkëshortin Altin Llakaj. Kudo që shkon nëpër evenimente apo udhëtime, ajo publikon fotografi me diçitura që ia dedikon plot me dashuri të shoqit.

juliana pasha kercim dashurie
“Dashuria është melodia më e bukur e jetës — me Altin Llakaj”, shkruan poshtë një fotografie këngëtarja, teksa të dy shihen të performojnë të famshmin “kërcim dashurie”. Në shkrepje të tjera të aparatit, Juliana dhe Altini janë të fokusuar në çift, duke u përqafuar e duke u puthur. Ndërsa në një foto, ata kanë interpretuar tragjedinë e famshme të Shekspirit, “Romeo dhe Zhuljeta”.

juliana pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura