“Ju lutem, mos më quani gënjeshtare”- Jennifer Lopez reagon sërish pas akuzave për operacione plastike, tregon sekretin e bukurisë së saj

Jan 27, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

Jennifer Lopez është komentuar gjithmonë për pamjen e saj të jashtme. Ajo është 51-vjeç dhe lëkura e saj duket shumë e bukur dhe rinore.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur është shprehur se nuk ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të hequr rrudhat në fytyrë dhe për këtë arsye disa prej fansave e kanë quajtur “gënjeshtare”.

Ata mendojnë se JLo gënjen kur thotë se nuk ka bërë botox pse operacione plastike.

Pas akuzave, këngëtarja mbrojti sërish veten duke thënë se nuk ka arsye përse të mashtrojë për gjëra të tilla, duke u kërkuar fansave që të mos e quajnë gënjeshtare.

“Ju lutem mos më quani gënjeshtare. Nuk kam pse të gënjej për gjëra të tilla”– u shpreh Jennifer Lopez në një intervistë për People, teksa pohoi se nuk ka bërë kurrë botox.

“Kam qenë goxha e sinqertë gjatë gjithë jetës sime,”– shtoi ajo.

Për vite me radhë, këngëtarja ia ka atribuuar shkëlqimin në fytyrën e saj vendosjes së kremit kundër diellit, dietës së pasur me zarzavate, shmangies së pirjes së duhanit, alkoolit dhe kafeinës, praktikimit të meditimit, si edhe pirjes së ujit.

Vaji i ullirit, i cili është një përbërës kryesor në linjën e saj të re të kujdesit për lëkurën, është një tjetër faktor që sipas JLo ka ndikuar që fytyra e saj të jetë rinore.

Edhe pse vetë nuk ka bërë, ajo nuk i urren njerëzit që bëjnë botox.

“Unë nuk gjykoj askënd. Nëse doni të bëni botoks dhe injeksione të tjera, është në rregull!”- u shpreh Lopez për People.

“Një nga sekretet e mia të mëdha të bukurisë është që përpiqem të jem e mirë me njerëzit dhe të ngre lart  gratë e tjera. Mendoj se kjo është e rëndësishme që ne të bëjmë për njëri-tjetrin në vend që të përpiqemi të shkatërrojmë njerëzit”– shtoi JLo.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura