Përflitej për një romancë me Noizyn, por Jori Delli është në një lidhje me reperin italian? Fotot që po ‘çmendin rrjetin’

Aug 13, 2023 | 22:54
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother 2, Jori Delli duhet se ka nisur një romancë krah reperit italian, Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, edhe pse prej kohësh përflitej një lidhje e mundshme e saj me Noziyn pas xhirimit të videoklipit.

Dyshimet mbi lidhjen e modeles me reperin italian i ka shtuar vetë ky i fundit, i cili ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto krah një vajze, por nuk ia ka bërë publike imazhin.

Vajza që e shoqëron reperin shihet me shpinë, ndërsa Federico në postim ka shkruar shenjën e infinitit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

Capture

Kujtojmë që më herët Jori u përfol për një romancë me Noizyn, ku ajo performonte në një nga klipet e reperit dhe kaq mjaftoi që ata të aludoheshin për një romancë.

Mirëpo vetë modelja në disa intervista ka treguar se nuk kishte asgjë më shumë se miqësi dhe punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura