Jolie realizon filmin e dytë me luftë

Mar 31, 2014 | 14:14
SHPËRNDAJE

Tregon historinë e atletit Louis Zamperini, i mbijetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore

Sërish një film lufte. Pas filmit “In the Land of Blood and Honey”, Angelin Jolie tregon historinë e Louis Zamperini, atlet në Olimpiadën e Berlinit në 1936. “Është njeriu më i fortë që kam njohur ndonjëherë”, u shpreh Angeline Jolie, filmi i së cilës do të dalë në kinema në janar 2015. Gjatë një aktiviteti në Las Vegas, Jolie ka çuditur të gjithë, duke treguar diçka nga filmi i saj i dytë si regjisore, “Unbroken”. Filmi i drejtuar nga fituesja e çmimit “Oscar” tregon historinë e vërtetë të atletit Louis Zamperini, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke marrë nxitje nga libri “Jam ende njeri”. Një histori epike, rezistence dhe kurajoje, shkruar nga Laura Hillenbrand. “Dëshiroja të realizoja këtë film, sepse mesazhi i tij është ai për të cilin kemi të gjithë nevojë, tani më shumë se kurrë”, ka shpjeguar Jolie. Pas luftës së Bosnjës, Jolie kthehet në Luftën e Dytë Botërore me “Unbroken”, i cili tregon historinë e “Louie” Zamperini (Jack O’Connell) që së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekipit, arritën të mbijetojnë 47 ditë mes Oqeanit Paqësor, pas një aksidenti ajror të një avioni ushtarak amerikan. “Është një luftëtar dhe një hero i vërtetë, por edhe një njeri i besës, plotë modesti dhe dashuri. Udhëtimi i Zamperinit mund të na kujtojë se çfarë jemi të aftë të bëjmë: të marrim forcë nga familja jonë, të njohim frikërat dhe dhimbjet tona, të ndodhemi ballë përballë me errësirën e të mos heqim dorë kurrë”, tha Jolie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura