“Jo vetëm more dokumentin, por shkarkove edhe drejtorin”, Rama njofton live për zyrtarin e pushuar nga puna

Sep 6, 2018 | 13:30
SHPËRNDAJE

Ankesa e nje qytetari qe prej kohesh nuk gjente zgjidhje per problemin e vet i ka kushtuar vendin e punes drejtorit te Hipotekes ne Fier, Petrit Kanani.

Lajmin e ka dhene vete kryeministri Rama, sot, teksa ishte ne nje bashkebisedim live me koordinatoret e bashkëqeverisjes dhe qytetare qe dhane shembuj se si pas ankesave ne portal, gjeten zgjidhje.

rama bashkiaket

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama, duke folur pas qytetarit qe tregoi peripecite e hequra dhe me pas si arriti te gjeje zgjidhje.

“Kemi pasur disa raste ne Hipoteken e Fierit, qe kur pashe raportin kam kerkuar shkarkimin e Drejtorit te Hipotekes dhe nje hetim i thelluar”- tha Rama.

Sipas Rames ky portal ndez llambat e kuqe per vendet se ku duhet nderhyre. “S’ka nevoje per denocnime stop korrupsioni, ka nevoje vetem per nje raportim ne portal. Vjehrri yt eshte 77 vjec, nuk ka asnje pushtet, ndaj te ka thene se cfare do te bejme. Vajzen ta dha, i ktheve besimin, dhe tani ua kthej une. Keshtu qe lajmeroje qe drejtori i HIpotekes i ben te fala”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura