“Jo nuk ndahet Mitrovica”/ Tensionet në Veri, qytetarët shqiptarë tubim pas dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, policia rrethon zonën

Jun 1, 2023 | 12:54
SHPËRNDAJE

Qytetarët shqiptarë kanë dalë në mbështetje të ushtarëve të KFOR-it, dhe policisë së Kosovës pas tensioneve në Veri, ku gjatë tubimit të tyre kanë nisur duke kënduar “jo nuk ndahet Mitrovica”.

Screenshot_8

Në protestën e tyre, janë dëgjuar brohorima si “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe kanë vazhduar me këngë të tjera si  “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK” e gjithashtu nuk kanë kursyer as fryrjet ndaj Serbisë.

Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve, raporton Telegraf.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura