Jennifer Aniston, të parin çmim si protagoniste në 25 vjet

Dec 21, 2014 | 11:18
SHPËRNDAJE

Aktorja është vlerësuar me të parin çmim për interpretimin e saj si aktore gjatë 25 viteve karrierë. Ajo u vlerësua nga “People” për performancën e saj filmike për të cilën iu dha edhe çmimi i vitit si aktore për rolin në filmin “Cake”, ku interpretonte një grua që vuante nga dhimbja kronike. Ky është i pari çmim i saj si aktore e parë gjatë 25 viteve karrierë, vëren “The Hollywood Reporter”. Në fjalën e saj gjatë marrjes së çmimit, ajo e quajti filmin “një punë dashurie”. Por, më shumë se për çmimin, mediat e huaja janë ndalur te ngjyra e fustanit të saj, që me sa duket është e preferuara e aktores. Nga sa dëshmojnë fotografitë, Jennifer Aniston i pëlqen shumë fustanet e shkurtër të zinj dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Aktorja e famshme 45-vjeçare kishte veshur sërish një fustan të zi të ngushtë edhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të revistës “People” në “Beverly Hilton Hotel” në Beverly Hills, California, të enjten në mbrëmje. Ajo e kishte kombinuar fustanin e saj “LBD” me një pjesë të bardhë në fund, me një palë këpucë të zeza dhe flokët e lëshuar me onde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura