Jeni mërzitur me picat e zakonshme? Provoni këto!

Jan 29, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Çdo moment dhe pa mundim mund të shijojmë picën tonë të preferuar të përgatitur me “teknikën tonë”.

Picë me brumë shtëpie

Pizza come fare - howto (8)

Materialet per 8 persona per brumin

1/2 kg. miell; 30 gr. tharmë birre; 1 vezë; 2 lugë gjelle vaj ulliri; 1 lugë gjelle qumësht; 1 lugë ëmbëlsire sheqer; 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

PËR MBUSHJEN

350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë; ½ filxhan çaji salcë domateje; 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore; 8-10 sallam i prerë në forma rrethore; ullinj të prerë në forma rrethore.

PËRGATITJA

STADI I PARË: Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumështin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë më parë në ujë të vakët.

STADI I DYTË: Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit, derisa të krijohet një masë brumi e fortë dhe më pas e lini për 15 minuta që të “çlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.

STADI I TRETË: Pasi të kenë kaluar 15 minuta, e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyera me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.

STADI I KATËRT: Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

Omëletë pica

CroppedImage830506-PizzaOmelette

PËRBËRËSIT: 6 vezë; 1 lugë me miell misri; 500 ml qumësht; 200 g proshutë; 200 g kaçkavall të grirë; keçap; ullinj; rigon; vaj; kripë.

PËRGATITJA: Tundni vezët me qumësht, kripë dhe miell, e më pas i nxirrni në një tigan më të madh me vaj. Në temperaturë të ulët i skuqni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omëletën në anën tjetër. I hidhni proshutë, kaçkavall, ullinj, keçap dhe rigon ose përzierje të erëzave për picë dhe kalojeni në pjatë.

“Gjella” për picën

torta-salata-alle-zucchine-e-salmone-640x480

Përbërësit: 450 gr spinaq i ngrirë ose 600 gr i freskët; 2 doza peshk ton; 200 gr kaçkavall; 1 qepë; 4-5 lugë gjelle salcë domate; kripë; piper i zi.

PËRGATITJA: Brumi përgatitet si më lart dhe lihet të vijë. Spinaqi i freskët grihet, lahet dhe kullohet. Në një enë hidhet 2-3 lugë gjelle yndyrë dhe spinaqi kaurdiset për 2-3 minuta, hiqet nga zjarri, i hidhen 2-3 lugë gjelle ajkë e thartë, kripë e piper. Nëse spinaqi është i ngrirë, nxirret të shkrihet në zjarr të ngadalshëm, duke u përzier herë pas herë.

Pastaj hiqet nga zjarri, po ashtu i hidhet ajkë e thartë dhe mëlmesa sipas dëshirës. Përgatitet peta, hidhet në tepsi, lyhet me salcë domateje, pastaj i hidhet peshku dhe sipër peshkut hidhet spinaqi e qepa e prerë në rrathë. Në fund, hidhet kaçkavalli i grirë sipër. Pica piqet 12-15 minuta në temperaturën 220 gradë celsius.

Picë me spinaq e peshk

Ricette-Torte-Salate-Torta-di-Sfoglia-con-Ricotta-e-Spinaci-1

PËRGATITJA E BRUMIT (për një tepsi katrore me madhësi 36x40cm) 300gr miell; 20 gr tharm buke; 125 ml ujë; gjysmë luge e çajit kripë; 3-4 lugë vaj ulliri ose lule dielli.

PËRGATITJA

Mielli dhe kripa hidhen në një enë, në mes të miellit hidhet tharmi, uji i vakët dhe vaji, të gjithë përbërësit përzihen mirë, mbulohet ena dhe brumi lihet të vijë për 15-20 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura