Jeni bllokuar në Spanjë? Ministria e Jashtme jep njoftim me rëndësi për shqiptarët

Mar 23, 2020 | 11:00
SHPËRNDAJE

Jeni te bllokuar ne Spanje dhe te frikesuar mes te tjerash edhe nese ndeshkoheni se ju kalon afati i qendrimit?

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dale sot me nje njoftim te rendesishme, duke informuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.ministria-e-jashtme

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura