“Keni qenë organizator i 21 janarit”- Sherr midis gazetares Lala dhe Spartak Ngjelës: Nëse hapet dosja, do të…

Jan 21, 2020 | 23:17
SHPËRNDAJE

Tragjedia e “21 Janarit”, nga e cila shënohen sot 9 vjet dhe që akoma nuk ka drejtësi, ka përplasur avokatin Spartak Ngjela me gazetaren Klodiana Lala, në emisionin “Real Story”, në News24.

ngjela-klodi-770x422

Ishte gazetari Xhevair Zhabina, që tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”. Kaq ka mjaftuar që të nisin debatet në studio, teksa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati, nëse një gjë e tillë është e vërtetë. Por, në përgjigjen e tij, avokat Ngjela ja ktheu me pyetje Lalës.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …
Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.
Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lala: Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura