Jashanica zbardh të ardhmen, ja ku do të aktivizohet pas shitjes nga Skënderbeu

Nov 23, 2017 | 22:47
SHPËRNDAJE

Bajram Jashanica e ka nisur nga stoli, takimin ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa ditë. Qendërmbrojtësi është futbollisti i radhës I cili pritet të shitet nga klubi korçar.

jashanica

Në një deklaratë për “Supersport”, ai pranon se është në bisedimë, për një largim në merkaton e janarit. “Është e vërtetë që po negociohet për shitjen time. Nuk kam pse e fsheh, të gjithëve na pëlqen një aventurë në Europë. Është ende herët për të treguar një emër konkret, por kam besim se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi apo Belgjikë” – u shpreh Jashanica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura