Januzaj nënshkruan me Dortmund: Dua të arrij gjëra të mëdha

Aug 31, 2015 | 18:38
SHPËRNDAJE

Borusia Dortmund ka nënshkruar marveshjen me sulmuesin e Mançester Junajtid, Adnan Januzaj.

januzaj=dortmunSipas “The Guardian”, Januzaj ka thënë: “Dua të arrij gjëra të mëdha me këtë skuadër.”

Për talentin kosovar ka pasur edhe interes nga Evertoni dhe Tottenhami, Marseja dhe Valencia, por mesa duket ai ka zgjedhur të bashkohet me gjigandët gjermanë të Borusias.

Januzaj ka luajtur si tutullar për Junajtid këtë sezon, po Louis van Gaal duket se është dakord të shkojë në Gjermani pasi atje mund të fitojë më shumë eksperiencë. 20-vjeçari iu bashkua djajve nga Anderlechti në vitin 2011. 

Ai shënoi golin e vetëm në fitoren ndaj Aston Viles më 14 gusht duke treguar se është gati për të qenë titullar, por duket Junajtid ka vendosur ta largojë këtë sezon.

Postimi i Januzaj ne Twitter
Postimi i Januzaj ne Twitter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura