Janukoviç: Jam ende president legjitim i Ukrainës

Feb 28, 2014 | 18:39
SHPËRNDAJE

Viktor Janukoviç
Viktor Janukoviç thotë se është ende presidenti legjitim i Ukrainës dhe se autoritetet aktuale të këtij vendi janë “banditë fashistë”.

Këto komente ai i bëri në paraqitjen e tij të parë publike në një konferencë për gazetarë në qytetin jugor rus, Rostov- mbi-Don, prej se është larguar nga Ukraina, para një jave.

Janukoviç tha se ishte i detyruar të largohej për shkak të kërcënimeve direkte ndaj sigurisë së tij. Ai ka shprehur përkushtim për ta vazhduar luftën për të ardhmen e Ukrainës, dhe tha se nga askush nuk do të kërkojë ndihmë ushtarake.

Ai kërkoi falje nga ukrainasit për mosmbajtje të stabilitetit dhe akuzoi fuqitë perëndimore për papërgjegjësi pasi e kanë mbështetur lëvizjen protestuese Maidan.

Viktor Janukoviç ka hedhur poshtë akuzat se ka pasuri jashtë Ukrainës dhe xhirollogari të jashtme bankare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura