“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë”- Olta Gixhari feston ditëlindjen më speciale. “I shtrenjti i saj” i bën surprizën romantike

Jul 9, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari festoi ditën e djeshme 34-vjetorin e lindjes së saj.

Kjo ditëlindje ishte shumë e speciale për aktoren shqiptare, e cila është në pritje të ëmbël.

Për herë të parë Olta Gixhari, feston me një rrahje tjetër brenda saj.

Dhe për ditëlindjen e saj nuk kishte si të mungonte supriza romantike nga partneri misterioz.

Ai i dhuroi një buqetë me lule aktores dhe një kartolinë ku i dedikoi fjalët më të bukur që një femër dëshiron të dëgjojë.

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë. Të dua,”- i shkroi ai dhe pranë kartolinës qëndronte një trëndafil i kuq.

Olta Gixhari postoi fotot e dhuratës në Instagram, ku shprehu dashurinë të shtrenjtit të saj.

“8/7/2020/ Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve. #33weekspregnant ? #34years,”- shkroi Olta Gixhari.

Aktorja është 33 javëshe shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë së shpejti, ndërsa gjinia e foshnjës nuk dihet ende.

Ajo është zhvendosur në Spanjë për të jetuar me partnerin e saj, identitetin e të cilit ka vendosur që ta mbajë të fshehtë.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura