“Jam i frikësuar, s’dua të kthehem”, djali shqiptar që përjetoi dhunë e traumë në fëmijëri rrezikon dëbimin nga Anglia

Oct 23, 2019 | 8:53
SHPËRNDAJE

Vetem pak pasi mbushi 18-vjec, Sameti, nje djale shqiptar, perballet me vendimin per debim nga Mbreteria e Bashkuar.

sameti

Ai shkoi ne Angli, ilegalisht, duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni, por tashmë frika më e madhe është dëbimi nga ky vend.

Femijeria e tij, shkruan Metro.uk ishte e mbushur me dhune, frike dhe detyrim per te lypur. Në moshën 11-vjeçare Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, qe njihej si trafikant, e mori atë në Bruksel ta shfrytezonte.

sameti1

Por, ai mundi te largohej dhe udhëtoi drejt Bristolit. Aty ndenji per gjashtë muaj në shtëpinë e fëmijës dhe me pas jetoi me nje burre qe u kujdes per te. Kujdestari John Stokes, njihej si person qe kujdesej per femijet me probleme dhe keshtu bere edhe me Sametin. Gjate kesaj kohe, ai e mesoi te bente marangozin.

Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.

Ai mbeti pa fjale kur mori letren. “U ndjeva i stresuar kur mora letren dhe tani jam i frikesuar. Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”- thote ai.

Nderkohe qe kujdestari thote se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeç.

“Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse megjithe traumen që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, thote me tej kujdestari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura