Ja si maskohej shqiptari, kapet me kokainë dhe 30 mijë euro cash

Jan 24, 2016 | 7:19
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar shqiptar me sa duket kishte gjetur një strategji për të mos rënë në syrin “vëzhgues” të policisë. Ai dilte shëtitje nga shtëpia me babanë e tij 77 vjeç pa e vrarë mendjen për aktivitetin e tij kriminal.

droga sequestro soldi-2

Por, forcat e policisë e ndaluan ndërsa po hipnin në një makinë të vogël. Pasi e ushtruan kontroll mbi të riun, i gjetën atij 15 gramë kokainë dhe 500 euro. Ngjarja ka ndodhur në Monza, Itali.

Ndërsa gjatë kontrolli në apartament zbuluan 30 mijë euro cash dhe një peshore. Policia gjeti gjithashtu dhe një sasi kokainë në banesë por pa e saktësuar atë. Gjithashtu nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura