“Rama po i bën presion Kushtetueses për të shpëtuar Koço Kokëdhimën”

May 6, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe sekretarit të përgjithshëm në Kryeministri Engjëll Agaçi se po ushtrojnë presion mi gjyqtarët e Kushtetueses që të mos ia heqin mandatin deputeti Kokëdhima.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS Koco Kokedhima, gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka akuzuar maxhorancen ne lidhje me shkarkimin e kryeinspektores se ILDKP Zana Xhuka.

Sipas tij, Agaçi është angazhuar vetë, ku me presion dhe ku me korrupsion për të bindur gjyqtarët e Kushtetueses që të votojnë pro Kokëdhimës.

STATUSI I BERISHES

Presion banditesk i Edi Rames ndaj gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar sivlla Kokedhimen.

Te dashur miq, burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes.

Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene “vendimin ose vendin e punes”. Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare.

Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura