Ja mesazhet fyese në WhatsApp, Ermal Mamaqi vazhdon të “demaskojë” Elvana Gjatën: Edhe gocën time personale të kisha nuk…

Jul 3, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Ermal Mamaqi vazhdon të tregojë se ka një raport shumë të mirë me Elvana Gjatën, pas thashetheme për prishje të miqësisë mes tyre.

Teksa shijon pushimet me familjen e tij në bregdet, aktori i ka dërguar Elvanës një foto me djalin në WhatsApp.

Fillimisht, këngëtarja i dërgoi një emoji me sy me zemra dhe më pas ka bërë batuta me Ermalin.

“Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto?”- i shkroi ajo.

Ndërsa aktori ia ka kthyer me emoji duke qeshur me lot.

Ermali publikoi mesazhet me këngëtaren në një postim në Instagram.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga Elvana Gjata dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit thash. Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiii….. Ja pra miq…”- shkroi Ermali, duke bërë humor.

Rreth 2 javë më parë, aktori ndau të tjera mesazhe që shkëmbeu me Elvanën por këtë herë në Instagram.

Këngëtarja i komentoi në një foto që Ermali postoi në InstaStory të djalit të tij Joelit dhe qenit.

Ajo shkroi se qeni ngjante me Ermalin ndërsa Joeli ishte kopje e Amit.

Aktori dhe biznesmeni postoi bisedën me përshkrimin: “Skandal! Zbulohet biseda… Ja pra miq… Ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”

Në mediat rozë u përfol për një prishje të miqësisë së vjetër mes Elvanës dhe Ermalit në premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.

Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert.

Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”

Dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim mbështetës për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura