Ja cilët janë vrasësit e Nikollit, biznesmeni e vrau për “nder”

May 26, 2016 | 16:57
SHPËRNDAJE

Pasi e qëlluan me një plumb pistoletë në qafë, ata u kthyen në Milano ku edhe jetojnë. Disa orë më pas karabinierët arrestuan Lek Preçin, 55 vjeç, Altin Preçi 26 vjeç dhe Edmond Preçi, 25 vjeç.

image (1)
Petrit Nikolli me bashkëshorten e tij

Asnjëri prej të treve nuk ka precedent të mëparshëm kriminal. Ata ishin integruar shumë mirë duke qenë dhe drejtues të një biznesi familjar.

40-vjeçari i cili punonte si hidraulik ishte xhaxhai i bashkëshortes së Edmondit dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Nikolli kishte marrë mbesën e tij nga shtëpia e burrit pasi prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga bashkëshorti.

mo=--
Petrit Nikolli

Për këtë arsye tre meshkujt e familjes Preci, për të ruajtur “nderin” e familjes pa e menduar dy herë morën makinën dhe u nisën për në Rimini.

Sipas dëshmitarëve, autori i vrasjes është babai i dy djemve dhe armën, një pistoletë gjysmëautomatike e kishte gjetur vetëm pak orë para ngjarjes.

Vetë biznesmeni dhe dy djemtë gjatë marrjes në pyetje nga policia kanë pranuar vrasjen e Petrit Nikollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura